Basha: Buxheti i 2014-ës godet suksesin. T`i themi jo sa nuk është vonë
Opozita do t`i thotë jo projektbuxhetin e sjellë nga qeveria Rama për tu miratuar në Kuvend.Duke folur në mbldhjen e grupit të PD-së ku kanë qënë të pranishëm edhe përfaqësues të partive të djathta, Basha është shprehur se buxheti godet suksesin e qytetarëve."Alternativa jonë është krejt tjetër në krahasim me alternativën e së majtës. Ky projektbuxhet nuk është i kërkujt, të gjithë i godet pa përjashtim. Kishte një gjë të përbashkët në takimin me grupet e interesit në këtë projektbuxhet. Të gjithë pensionistët, invalidët, pronari i një biznesi ndihen të humbur në paketën fiskale hileqare dhe të padrejtë të qeverisë. Nuk ka ngjitur dhe s`ka si të ngjisë propaganda e zhurshme e qeverisë për gjoja favorizim dhe lehtësim të 99 përqind të shqiptarëve. Njerëzit dinë t`i bëjnë llogaritë shumë mirë në shtëpitë e tyre. Rritja e madhe dhe pa asnjë llogjikë në kushtet e ekonomisë e taksës së karburantit dhe e mallrave të tjera të konsumit, zeron dhe çon minus dhe atë përfitim të vogël që një kategori punonjësish përfitojnë nga taksimi i ashtëquajtur progresiv i pagës. Asnjë i fituar 100 përqind të humbur. Ky ishte përfundimi i parë i pakontestueshëm I tryezave tona. Një përfundim tjetër i rëndësishëm është se ky është projektbuxheti i parë në historinë e demokracisë në vend që ka në shënjestër suksesin, i vërsulet suksesit, godet sukesin. Sukesin e vogël të atyre që kanë mundur të sigurojnë një makinë, suksesin e mesëm të atyre që kanë mundur të sigurojnë një shtëpi të dytë, suksesin e qindra mijërave të tjerëve që kanë arritur të ngrejnë në këmbë një biznes dhe sidomos suksesin e më të suksesshmëve që kanë dëshmuar përgatitje, talent dhe përkushtim më të madh se të tjerët në sistemin e konkurencës së lirë" tha Basha.Sipas Bashës, obsesioni deri në urrejtje i suksesit të njerëzve të lirë është problemi i madh i këtij buxheti."Qeveria ka gjetur rrugën më të shkurtër, dhe rruga më e shkurtër nxjerr gjatë thotë populli. Rrugën e rritjes nga zyrat e saj të taksave dhe aksizave ndërkohë që ka lënë të punojë për klientelën e saj evazionin fiskal dhe informalitetin. Kështu kush paguan më shumë do të paguajë edhe më shumë ndërsa miqtë dhe shokët nuk do të paguajnë fare. Ky është sllogani i këtij projektbuxheti iRamës, i padrejtë deri në palcë,arbitrar, arrogant dhe i mbushur nga fillimi deri në fund zgjidhje që përfaqësojnë premisat e një katastrofe ekonomike dhe financiare. Prandaj e refuzojmë, prandaj po bëjmë dhe do të bëjmë çmos deri në minutën e fundit për ti thënë qeverisë jo me zërin tonë si opozitë, me zërin e gjithë grupeve të interesit, me zërin e gjithë shqiptarëve” tha Basha.