Kreu i bashkisë së Kamzës në qeli, me dy gishta lart për masën e sigurisë

Me dy gishta ngritur Xhelal Mziu ka dalë nga Gjykata e Tiranës ku është njohur me masën e sigurisë "arrest në burg". Kryetari Bashkisë së Kamzës është pritur me brohortitje nga mbështetësit e tij.Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi vendimin e pare, duke e lënë në burg kryebashkiakun e Kamzës. Në seancën me dyer të mbyllura e cila ka zgjatur rreth 2 orë, Xhelal Mziu ka kundërshtuar akuzat e ngritura ndaj tij duke deklaruar se është i pafajshëm.Kryetari i Bashkisë Kamëz u arrestua mbrëmjen e të premtes pasi akuzohet për pabarazi në tenderin e ndërtimit të rrugës Valias i Ri-Laknas. Arrestimi erdhi pas një hetimi, i cili kishte nisur disa muaj më parë, nga krimi ekonomik në Policinë e Tiranës.Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj drejtorit juridik në Bashkine e Kamzës, Atli Hoti, i cili është shpallur në kërkim.Rreth 800 milion lekë të reja ka qënë fondi i segmentit rrugor Valias i Ri-Laknas dhe Mziu akuzohet se ka skualifikuar ofertën më të ulët ofruar në një kompani, duke ia lënë tenderin një kompanie tjetër e cila kishte ofruar rreth 200 milion lekë më pak sesa shumë prej 800 milon lekë.Kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, është vënë në pranga nën akuzën e korrupsionit. Ndërsa ndodhej në një lokal në Tiranë, policia ka ndërhyrë duke i vënë pranga Kryebashkiakut demokrat, pasi gjykata kishte vendosur masën e sigurisë "arrest me burg", pas kërkesës së task-forcës në Prokurorinë e Tiranës.Xhelal Mziu, 46-vjeç është zgjedhur si Kryebashkiak i Kamzës në 18 shkurt të vitit 2007 dhe në vitin 2011 ka fituar mandatin e dytë nga Partia Demokratike. Aktualisht po ushtronte mandatin e tij të dytë në këtë detyrë.