Tregtimi i mishit në Korçë, mbyllet tregu problematik, masa për tregtarët
Merr fund therja e bagetive jashte standardit në Korçë. Drejtoria e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Korçë ka ndërrmarë gjatë ditës së sotme një aksion blic për bllokimin dhe sekuestrimin e mishit ne kete treg.Nga kontrollet në terren ka rezultuar se të gjithë kasapet që kryenin këtë proçes prej 20 vjetesh ishin larguar dhe nuk thernin me kafshë poshtë urës së Turanit.Ndërkaq drejtori i AKU, Roland Çela, ka deklaruar se situata do te monitorohet në vazhdimësi nëpërmjet inspektoreve dhe në bashkepunim me komunën e Voskopit dhe në rast se do të konstatohen shkeje nuk do te gjobiten vetem individet, por edhe vete Komuna pasi ky treg eshte nen juridiksionin dhe pergjegjesine e saj.Këtë aksion e ka përshëndetur edhe përgjegjesi i ketij tregu, Robert Gjata, i cili një javë më parë ngriti edhe shqetesimin e therjeve te paligjshme ne kete treg.Prej 20 vjetësh ne tregun e gjësë se gjallë ne fshatin Turan kryhen therje të sforcuara dhe jashtë çdo stadardi higjenik si pamjet qe Ora News ka mundur te xhiroje nje jave me pare.Shkak per kete gjendje sipas tregetareve eshte bere neglizheca e organeve te meparshme te kontrollit, te cilet per asnje dite te vitit nuk inspektonin kete zone dhe si pasoje e kesaj, therja e kafshëve ishte bere nje perditshmeri, duke demtuar me teper ketu shendetin e konsumatorit.