Temperaturat e ulta, ngrica në rrugë por s`ka probleme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2013, 10:00
Temperaturat e ulëta që kanë përfshirë vendin kanë krijuar ngrica në disa akse të vendit.Ministria e Transporteve ka njoftuar sot se janë marrë të gjitha masat duke hedhur kripë në rrugë dhe nuk ka pasur probleme në qarkullimin e mjeteve.Kështu sipas ministrisë në akset e Dibrës dhe në Rrugën e Kombit ka patur ngrica por kontraktorët kanë marrë masa për hedhjen e kripës dhe nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në të gjitha akset e këtij rajoni.Gjithashtu edhe në akset që lidhin Korçën me qytetet e tjera, pavarësisht ngricave, është bërë trajtimi me kripë dhe nuk ka probleme për qarkullimin.Gjithashtu Ministria e Transporteve njofton se në të gjitha akset që lidhin Tiranën me qytete të tjera nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve.