Mirditë, mjekët përkujtojnë 55-vjetorin e krijimit të shëndetësisë
Do e përmirësojmë sistemin shëndetësor në Mirditë. Premtimi është bërë gjatë një aktiviteti ku është festuar 55- vjetori i shërbimit shëndetësor në këtë rreth. Duke vlersuar punën humane të bluzave të bardha zendësministri i shëndetësisë Klodian Rrepaj ka deklaruar se qeveria shqiptare do të punojë shumë për ta përmirësuar sistemin shëndetësor kryesisht në këtë zonë.Fillimisht të pranishmit kanë vizituar një ekspozitë me foto të vjetra e cila ishte hapur në spitalin e qytetit të Rrëshenit, ku u soll në vëmendje puna e bërë nga mjekët ndër vite. Më pas aktiviteti ka vijuar në Pallatin e Kulturës, ku gjatë fjalës së tij drejtori i spitalit ka bërë një rezyme të zhvillimeve në sistemin shëndetësor që në fillimet e tij e deri në ditët e sotme.Në aktivitetin e organizuar janë kujtuar nëpërmjet një dokumentari edhe mjekët që sot nuk jetojnë, më, ndërsa ceremonia më pas ka vijuar nën ritmet e valleve mirditore.