Prerja e paligjshme e pyjeve, 40 milionë lekë gjoba ende nuk janë mbledhur
Prerja e paligjshme e pyjeve ne qarkun e Korçes, vijon te jete evidente. Drejtoria e Sherbimit pyjor prej disa javesh ka nisur aksionet intensive per parandalimin e ketij fenomeni dhe gjobitjen e subjekteve te ndryshme. Te pakten ne keto dy muaj jane vendosur rreth 150 masa administrative me gjoba nga 30 mije leke deri ne 90 mije leke te reja, ndersa eshte bere e mundur sekuestrimi i mbi 150 meter kub dru dhe sekuestrimi i dhjetra mjeteve te renda qe kryenin transportin e lendes drusore.Nje sfide per kete drejtori mbetet vjelja e gjobave ndaj subjekteve te ndeshkuara ne dy vitet e fundit, ku shifra arrin ne 400 milione leke te vjetra.Aksionet e kesaj drejtorie jane te perqendruara ne zonat me problematike ne te gjithe qarkun, por problem mbeten siperfaqet e administruara nga komunat, te cilat sipas tij abuzojne me prerjen e pyjeve.