Aksion i AKU në Korçë, tregëtarët: Bashkia të na sigurojë ambjent
Autoriteti Kontrollit të Ushqimit në Korçë ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme peshku e cila trgëtohej jashtë kushteve dhe standarteve higjenike. Pavarësisht se kjo është një nismë për sigurinë e shëndetit të qytetarëve, ky fakt është kundërshtuar nga tregëtarët të cilët janë shprehur se faji është i bashkisë e cila për vite me rradhë nuk ka mundësuar një ambjent ku ata mund të ofrojnë dhe tregëtojnë produktet brenda normave dhe kushteve të kërkuara, duke filluar që nga pagesat e taksave.Tregëtia e prodhimeve të liqenit të Prespës, konsiderohet si e vetmja mënyrë për këta persona të cilët përfaqësojnë mbi 40 familje, të cilat jetojnë falë kësaj tregëtie.Në qarkun e Korçës, Bilishti, Erseka dhe Pogradeci kanë krijuar kushte për këtë treg, ndërsa Korça , është i vetmi qytet që nuk ofron një treg të mirfilltë për shitjen e peshkut dhe ku tregëtarët penalizohen nga institucionet e tjera të cilat merren me kontrollet e higjenës siç është në këtë rast AKU.