Historia e Gjeneral Telinit, promovohet libri mbi të vërtetën e ish-ushtarakut

Ka dhënë jetën për mbrojtjen e kufijëve të Shqipërisë duke respektuar me vendosmërinë më të madhe vendimin e konferencës së Londrës, por sot jo vetëm që nuk kujtohet në datat jubile, por asnjë rrugë në Shqipëri nuk mban emrin e tij, Gjeneral Telinit.Për këtë figurë të historisë së atyre kohërave shumë pak është folur, ndërkohë që sot mbi emrin dhe famën e tij nuk dihet pothuajse asgjë, pasi edhe Gjirokastra që dikur e nderonte, sot ka abandonuar emrin e tij. Gjeneral Telini, kreu i Komisionit të OKB për ndarjen e kufijve, së bashku me grupin e tij u vra 10 km në brendësi të shtetit grek, vrasje kjo e cila krijoi mjaft debate, e madje detyroi Italinë e asaj kohe të bombardonte dhe pushtonte ishullin grek të Korfuzit, pasi vrasja u quajt akt terrorist. Por atë që nuk po bën historia, e cila në vendin tonë mbetet gjithmonë e cunguar, është realizuar nëpërmjet një romani nga autori Italian Andrea Gianisi, roman ky që u promovua në ambjentet e Universitetit “Eqrem Çabej.Propozimi per nje aktivitet ne nder te general telinit ne kuader te 100 vjetorit  te pavaresise   u  percoll me heshtje  nga ministria e mbrojtjes.Gjeneral Telini  gjate kohes qe u mor  me percaktimin e kufijve   jetoi ne nje nga  shtepite karakteristke   te  Gjirokastres  e cila  ndodhet ne lagjen karakteristike Palorto.