Inagurohet qëndra komunitare, Veliaj: Qeveria do vazhdojë investimet në Elbasan
Është inaguruar në qytetin e Elbasanit Qendra Komunitare e cila pritet të përmirësojë mënyrën e jetesës për 250 familje rome si dhe të ofrojë shërbim parashkollor si dhe informacione mbi të drejtat e njeriut për të gjithë fëmijët e këtij komuniteti. I pranishëm në këtë inagurim ka qenë Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj, i cili ka theksuar se mbështetja ndaj qytetit të Elbasanit nuk do të mungojë.Edhe Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara, Zineb Benjelloun, vlerësoi bashkëpunimin me bashkinë e Elbasanit në ndërtimin e Qendrës Komunitare Rome.Ky investim është realizuar nga UNDP me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për fuqizimin e komuniteve lokale në nevojë dhe do tu shërbejë 250 familjeve rome. Investimi është falenderuar edhe nga kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini, i cili e ka cilësuar si mjaftë të rëndësishme një qendër të tillë për Elbasanin.