Festat, “festojnë tregëtarët”, abuzimi me çmimet e produkteve ushqimore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2013, 19:49
Ashtu si çdo fundvit tjetër, edhe këtë herë afrimi i festave është shoqëruar me rritje të çmimit për fruta perimet në qytetin e Vlorës. Gjatë këtyre ditëve është vënë re një luhatje e çmimeve, për produktet bazë të tryezave shqiptare. Qytetarët shprehen se tregëtarët po abuzojnë me rastin e festave, ndërsa vetë shitësit thonë se këtë rritje e ka bërë shumica.Rritje të çmimit gjatë këtyre ditëve është shënuar edhe në produktet e mishit, ku pavarësisht se numri dhe sasia e blerjes nuk është ajo e viteve më parë, sërish tregëtarët janë të vendosur ta shfrytëzojnë këtë rast duke mos ju ndarë zakonit të vjetër, abuzim me çmimet në prag festash, të cilën drejtoria dhe inspektorët e tatim-taksave nuk duhet ta lejojnë.