Pjesë të zgjedhura korale, promovohet botimi i Suzana Turkut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2013, 16:31
Suzana Turku, mjeshtrja e korit sjell për të gjithë publikun "Pjesë të zgjedhura korale". Ky botim vjen në ditëlindjen e saj dhe u promovua me një koncert modest në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.E emocionuar Suzana Turku tha se pas këtij botimi qëndrojnë mjaft njerëz të cilët punuan me përkushtim.Në skenë u përcollën pjese te zgjedhura korale dhe solistike, duke krijuar një atmosferë emocionuese. I ftuar përveç artistëve e miqve, ishte edhe drejtuesi i TKOB dhe kryebashkiaku Lulzim Basha.