Ndihma për familjen Rina, qytetarë e biznese i bashkohen apelit të Ora News
Jetesa ne kushte ekstreme e familjes Rina ne Bulqize, ka bere qe mjaft shoqata apo qytetare ti pergjigjen apelit dhene pak dite me pare nga Ora News, per mbeshtetjen e pjestarëve te kesaj familje, te cilet po mbijetojne ne menyren me te pa imagjinueshme.Gjate dites se sotme qytetare nga Tirana, por edhe te bizneseve private, kane kontribuar duke ofruar pako me ushqime si dhe nje sasi te hollash te cilat do te transportohen drejt familjes se Shaqir Rines.Ky gjest human i kryer prej ketyre qytetareve, eshte shoqeruar me modesti duke qendruar larg kameres, por kane ofruar ate çka nevojitet me teper, ndihme per te ndryshuar sadopak gjendjen apo atmosferen e kesaj familje, pikerisht kur jemi edhe ne prag te festave.Pavaresisht se ato jane nje ndihme e thjeshte gjesti human vlen per tu falenderuar, pasi per kete familje çdo ndihme sado e vogel eshte mjaft e rendesishme dhe e vlefshme, po te kujtojme ketu borxhet e shumta dhe kercenimet qe ka kryefamiljari Shaqir Rina per mosshlyerjen e tyre.Sherbimi social dhe karitasi shqiptar iu pergjigjen menjehere apelit te dhene nga Ora News, duke ofruar jo vetem ushqime, por duke i lidhur nje pension mujor kryefamiljarit i cili eshte me status invalidi per shkak te nje aksidenti ne minieren e Bulqizes,qe per fat te keq per muaj me rradhe nuk e ka terhequr prane njesise vendore qe i perket.