Meta për arrestimin e Mziut: Është koha e sundimit të ligjit

Ne Shqiperi ka ardhe koha te sundoje ligji dhe kjo duhet shoqeruar edhe me nje angazhim me te plote te gjyqesorit. Keshtu eshte shprehur kreu i parlamentit shqiptar, Ilir Meta, nga qyteti i Lezhes i pyetur mbi arrestimin e kryebashkiakut te Kamzes.

"Kjo qeveri dhe kjo mazhorancë është mjaft e vendosur dhe mjaft e përkushtuar për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të luftuar krimin, për të luftuar korrupsionin, për të luftuar informalitetin si rruga më e sigurt për të mbrojtur interesin publik. Premtimi kryesor është standarde më të larta për sigurinë dhe mirëqënien e qytetarëve shqiptarë. Dhe për këtë na duhet edhe integrimi në Bashkimin Evropian. Në rast se nuk realizohen këto dy të parat edhe kjo e fundit natyrisht që nuk është ajo që mendojmë dhe dëshirojmë të gjithë", theksoi Kryetari i Kuvendit.

Nderkohe Meta ka theksuar se qeveria eshte e vendosur te krijoje nje klime me te mire ndaj biznesit, duke ndermarre reforma qe ti vine ne ndihme ketij te fundit.

"Dëgjojmë vazdimisht shqetësimin lidhur me tatim-fitimin nga 10 deri në 15 %, që natyrisht nuk është një masë që na bën të lumtur, por nuk është niveli i tatimit mbi fitimin ai që përcakton klimën ndaj biznesit, sepse tatimi mbi fitimin prej gati 6 vjetësh është 10 %, por të gjitha treguesit e institucioneve më të rëndësishme ndërkombëtare, duke filluar që nga 'Doing Bussiness' e kështu me radhë, vazhdimisht e kanë përkeqësuar renditjen e Shqipërisë për sa i takon klimës ndaj biznesit edhe pse tatimi mbi fitimin ka qenë vazhdimisht 10 %, sepse janë edhe mjaft tregues të tjerë, të cilët janë përcaktues në klimën ndaj biznesit", tha ndër të tjerash ai .

Meta ka folur edhe per anetaresimine vendit tone ne Bashkimin Evropian, duke deklaruar se angazhimi i qeverise shqiptare do te jete maksimal per te plotesuar kushtet e kerkuara.Kjo deklarate e kryeparlamentarit ka ardhe gjate nje aktiviteti organizuar ne qytetin e Lezhes ne kuader te festave te fundvitit me femijet e policieve te rene ne krye te detyres.