Tiranë, shisnin ilaçet e spitalit, në pranga dy farmacistë dhe një infermier

2 farmacistë dhe një infermier kanë rënë në prangat e policisë mesditen e sotme në akuzën e shpërdorimit të detyrës.Arrestimi i tyre u bë në sajë të operacionit të koduar “Farmacisti” nga sektori, operacioni ‘Farmacisti’ nga sektori kundër krimit ekonomik. Roland Martini 63 vjeç me detyre farmacist te QSUT, Rexhep Balla 52 vjeç infermier në spitalin psikiatrik dhe Ervin Burreli 32 vjeç ish-farmacist në QSUT akuzohen për vjedhje duke shpërdoruar detyrën.Sipas policisë të arrestuarit kanë shitur ilaçe për përdorim spitalor, ndërkohë që gjatë kontrollit të bluve këtyre shtetasve iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të konsiderueshme ilaçesh. Nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.