Tritol hekurudhës, dëmtohet linja Vorë-Shkodër, shoqërohen 10 persona
Banoret e fshatit Thumanë ne Kruje, jane alarmuar si pasoje e nje shperthimi te nje sasie lende eksplozivi e vendosur ne linjen e hekurudhes Vore-Milot. Si pasoje e ketij shperthimi traseja e hekurudhes ka pesuar deme te konsiderueshme, nderkohe qe nje pjese e shinave kane dale jashte funksionit.Shperthimi ka ndodhur gjate mbremjes se djeshme dhe mesohet se policia ka shoqeruar te pakten 10 persona ne ambjentet e Komisariatit per zbardhjen e kesaj ngjarje. Sipas burimeve prane ketij rajoni, mesohet se mes te shoqeruarve jane edhe disa ish-punjonjes se linjes hekurudhore, te cilet jane pushuar nga puna, pasi mendohet se kjo mund te jete nje menyre hakmarrje e tyre, shumica banore te fshatit Ishëm.Aktualisht levizja e trenit ne kete linje i eshte rikthyer normalitetit, pasi punonjes te hekurudhes kane mundur te riparojne demet e shkaktuara duke punuar gjate gjithe oreve te nates,nderkohe qe do te kryhet edhe zevendesimi i 18 metra shine, ne momentet kur treni te jete larg kesaj zone te demtuar.Hekurudha shqiptare prej kohesh perballet me probleme te shumta, por nje gje e tille kurre me pare nuk kishte ndodhur.