Frroku: PKD në janar në qeverisje. Kemi pritur shumë, PS të reagojë
Kristiandemokratët deklarojnë se kanë pritur shumë për tu bërë pjesë e qeverisjes në të gjitha nivelet e saj, ndaj kërkojnë që në muajin janar, aleatja e madhe, Partia Socialiste, të marrë një vendim. Deputeti kristiandemokrat, Mark Frroku, ka deklaruar se fillimi i vitit që vjen është momenti i kësaj vendimarrje.“Jemi në rrugën e mbarë që në janar që është shumë pak ditë do ulemi në tryezë me to, unë e kuptoj sosjen e durimit e gjithsecilit prej jush dhe keni shumë të drejtë. Ne kemi dhënë tolerancën tonë dhe besoj se ashtu siç e kemi mirëkuptuar ne partinë e madhe dhe Kryeministrin, të na mirëkuptojnë edhe ata në janar dhe mbrapa. Kjo nuk do të thotë që ne gjithmonë do jemi të nënshtruar se çfarë thonë të mëdhenjtë, ne kemi fjalën tonë, veprat tona, mandatin tonë, të gjitha mundësitë tona intelektuale në gjithë Shqipërinë për tu përfaqësuar në çdo rang qeverisës” tha ai.