PR: Qeveria “ka harruar” pronat, asnjë fond për dëmshpërblimin e pronarëve
Partia Republikane akuzoi sot qeverinë se nuk po mban premtimin për kthuimin e pronës tek pronari. Kreu i kësaj partie, Fatmir Mediu, tha se në projekt buxhetin e paraqitur nuk janë parashikuar fonde për pronarët që kanë fituar gjyqin në Gjykatën e Strasburgut.“Edi Rama dhe Partia Socialiste premtuan gjate fushates se do te zgjidhin perfundimisht problemin e prones, duke i kthyer pronen pronareve. Deri tani nuk kane kthyer asnje m2 dhe asnje qindarka per kompensim financiar. Dje perfundoi afati i shperndarjes se fondit per vitin 2013 dhe qeveria Rama nuk shperndau asnje qindarka nepermjet AKPP. I vetmi akt qe ka bere qeveria ne raport me pronen dhe pronaret eshte largimi arbitrar i z.Agim Toro, te vetmit perfaqesues te interesave te drejtperdrejta te pronareve nga pozicioni i nenkryetarit te AKKP.Pra jo vetem nuk ka zbatuar ligjin por ka filluar spastrimin e pronareve nga administrate duke ju kthyer luftes kunder tyre. Në buxhet është parashikuar nje fond prej 3 miljon $ për kompensimin e subjekteve te shpronesuara, pronat e të cilëve janë njohur nga AKKP-ja dhe që kanë vite që aplikojnë në këtë agjensi për tu kompensuar. Ky fond jo vetem nuk i jep zgjidhje problemit por, eshte talles sepse detyrimet per kompensimin financiar te pronareve jane rreth 20miliard Euro duke ecur me kete rritem kompensimi do duheshin rreth 700 vjet. Pra vetëm për vitin 2014 do të duhet që qeveria të përballojë jo më pak se 10 milion euro vetëm për vendimet e Gjykatës së Strazburgut. Para disa ditesh Ministria e Drejtesise e detyruar nga presioni i Strazburgut ka kerkuar informacion per zgjidhjen e detyrimeve. Veprime krejt demagogjike per sa kohe buxheti nuk parashikon asnje qindarkë per kete çeshtje. Ne datën 5 dhjetor te ketij vit ka nje rezolute te Keshillit te Europes qe i kerkon Tiranes te zbatoje vendimet e Gjykates se Strazburgut”tha Mediu.Për të zgjidhur këtë çështje, Partia Republikane ka firmosur një marrëveshje me Shoqatat e Pronarëve drejtuar Brukselit për të asistuar Shqipërinë që ta sjellë legjislacionin mbi pronat në përputhje me atë europian.“I bëj thirrje kryeministrit që të heqë dorë nga tallja me pronarët, por të kthejë mbrapsh buxhetin, të bëjë korigjimet në të duke planifikuar fonde reale që mund të vijnë nga shkurtimet e shpenzimeve të planifikuara pa kriter për kryeministrinë dhe ministritë . Sot ne do te neshkruajme nje kerkese me shoqatat e pronareve drejtuar Brukselit per te asistuar Shqiperine qe ta sjelle legjislacionin e mbi pronat ne perputhje me ate Europian”u shpreh ai.KërkesëI nderuar Z. Sequi,Në emër të deputetëve të Partisë Republikane, Shoqatës Kombëtare “Pronësi me Drejtësi” dhe Shoqatës “Bregdeti”, Ju shprehim mirënjohjen për angazhimin Tuaj të vazhdueshëm që çështja e pronës private në Shqipëri të gjejë zgjidhje përfundimtare, sipas standarteve të BE-së dhe të drejtave të parashikuara në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.Vendosja e zgjidhjes së çështjes së të drejtës së pronësisë, si një nga 12 prioritetet që duhet të përmbushë Shqipëria për t`u pranuar si kandidate për anëtarësim në BE, kërkon një vlerësim në tërësi të legjislacionit dhe praktikave të zhvilluara për rreth 23 vjet në Shqipëri për çështjen e së drejtës së pronësisë.Qartësisht në Shqipëri deri më sot interesi politik dhe elektoral ka dominuar padrejtësisht mbi të drejtën e pronës private.Në kuadër të MSA-së, Shqipëria ka detyrimin që legjislacioni i saj të vijë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Shqipërisë, neni 1, të prot.1 të Konventës Europjane të të Drejtave të Njeriut, nenit 17 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, si dhe Direktivat e përsëritura të Këshillit të Europës.Në këtë kuadër, edhe një herë Ju kërkojmë mbështetje nëpërmjet një grupi ekspertësh, për të asistuar në verifikimin, përmirësimin dhe implementimin e legjislacionit mbi të drejtën e pronësisë në vendin tone, si dhe bashkëpunimin për aprovimin e projekt-akteve që do të rezultojnë të nevojshme për të garantuar në mënyrë efektive të drejtën e pronësisë.Me respekt;Fatmir MEDIU Agim TORO Niko NESTURIKryetar i PRSH-së Sekretar i Përgjithshëm i PDA Kryetar i BA