Shembet kompleksi “Jon”, shpërthimi i kontrolluar e rrëzon pjesërisht pallatin
Debati për të mund të vijojë gjatë, por kompleksi “Jon” tashmë nuk ekziston. Përmes shpërthimit të kontrolluar, nën masa të shumta sigurie, nën vështrimin e shumë kureshtarëve e fiksimit para ekraneve të mijëra të tjerëve, ky kompleks ndërtimi është shembur pjesërisht.
Shtypja e butonit për shpërthimin e kontrolluar është shoqëruar me zhurmën e fortë, pasi ishte vendosur me shume se 300 kg eksploziv C4 e vendosur ne 1500 vrima te hapura ne kompleks, por dhe me shtellungen e madhe të tymit që mbuloi zonën bregdetare.
Grupi i xhirimit te Ora News dhe gazetari Gentjan Bellaj ka përcjellë efektet e shperthimit, qe ka shembur pjeserisht kompleksin.
Pas shperthimit ka nisur nderhyrja e INUK me pajisjet e specializuara per prishjen e plote te nderteses, proçes qe mesohet se do te zgjase te pakten per 48 ore.
Shperthimi i kontrolluar ka shkaktuar deme te vogla ne banesat perreth, ndersa veç efektiveve te policise, INUK, forcave xhenjere kane qene edhe automjetet zjarrfikese dhe autombulancat, por fatmirësisht nuk ka pasur asnje te lenduar.
Nderkaq kreu i INUK, Zyhdi Dajti, ka konfirmuar se aksione te tilla do te vijojne.Prishja e kompleksit “Jon“sipas autoriteteve qendore dhe vendore i hap rruge zbatimit te projektit “Lungo Mare” ne qytetin e Vlores.Ditë më parë, Qeveria vendosi shpronësimin dhe kompensimin e te gjithe banoreve te ketij kompleksi brenda ketij muaji, si edhe lejoi zhvendosjen te gjitha objekteve te tyre brenda godines, duke i hapur rrugen shembjes.