Gjirokastër, kapen 28 klandestinë, në pranga trafikanti

28 klandestine jane ndaluar nga sektori kunder trafiqeve prane Drejtorise se policise qarkut Gjirokaster, gjate 2 operacioneve te zhvilluara, ndersa eshte arrestuar edhe nje person i perfshire ne levizjen ilegale te tyre.Burime nga policia e Gjirokastres bejne me dije se operacioni i pare eshte zhvilluar ne afersi te fshatit Gline, ku pas informacioneve te marra, efektivet e policise kane bere te mundur bllokimin e 24 shtetasve nga Siria dhe Somalia, te cilet porsa kane pikasur uniformat blu kane tentuar te largohen por jane bllokuar shume shpejt nga efektivet e antitrafikut, kjo edhe si pasoje e mosnjohjes se terrenit.Nderkohe nje tjeter operacion eshte zhvilluar ne aksin rrugor Kakavije- Gjirokaster, ku forcat e policise u vune ne ndjekje te nje automjetit i cili dyshohej se transportonte klandestine.Drejtuesi i tij, shtetasi Gazmend Bregaj nga Gjirokastra, ka devijuar nga rruga nacionale ne momentin kur ka kuptuar se po ndiqej, por nuk ka mundur ti shpetoje ndjekjes policore.Nga kontrolli ka rezultuar se ai po transportonte drejt Tiranes 4 shtetas nga Siria kundrejt pageses 500 euro per person. Menjehere eshte bërë arrestimi i ketij shtetasi, ndersa 28 klandestinet e ndaluar, jane dorezuar prane policise se shtetit grek.