Basha pret delegacionin e lartë kinez: Rritje të shkëmbimit politik e tregtar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti sot një delegacion të Republikës Popullore të Kinës, kryesuar nga Zhou Li, zv-ministër i Departamentit Ndërkombëtar të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës.Të dy palët vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira dhe miqësore që ekzistojnë mes të dy vendeve e popujve. Basha e falënderoi z.Li për mbështetjen dhe ndihmën që Kina i ka dhënë e vazhdon ti japë Shqipërisë në shumë fusha e projekte të rëndësishme.Në takim u vlerësua niveli i rëndësishëm i shkëmbimeve tregtare e ekonomike mes dy vendeve dhe u theksua si një fakt pozitiv interesi gjithnjë e në rritje i investitorëve kinezë për të mbështetur financiarisht dhe eksploruar potencialet që ekzistojnë në tregun shqiptar.Gjithashtu u konfirmua vullneti për të shkëmbyer vizita delegacionesh e personalitetesh në nivelet më të larta politike mes dy partive.