Policia e INUK blindojnë Vlorën, nesër hidhet në erë me tritol kompleksi “Jon”
Nuk ka më dilema. Pallati i shumëpërfolur në Ujin e Ftohtë në Vlorë do të shembet dhe për këtë do të përdoren skema e preferuar e INUK: hedhja në erë me tritol.Lajmi është konfirmuar nga Policia e Shtetit, e cila ka lajmëruar masat e forta të sigurisë nesër në të gjithë vijen bregdetare të plazhit të vjetër nga Skela tek Tuneli, ku do të ndalohet tërësisht qarkullimi i mjeteve nga ora 09.00-15.00.Për hedhjen në erë të pallatit janë hapur plot 1500 vrima për të vendosur eksplozivin, ndërsa gjatë këtyre ditëve janë bërë edhe studime përkatëse për mënyrën sesi do të bëhet shpërthimi i kontrolluar nga forcat xheniere të drejtuara nga INUK.Kompleksi “Jon” u bë objekt debati prej disa muajsh dhe megjithëse kishte leje u vendos për shembjen e tij duke kompensuar pronarët dhe familjet që kishin marrë banesë në këtë objekt.