"Media-partner me gruan kundër dhunës", trajnim me gazetarë dhe studentë
Krijimi i një klime bashkëpunimi mes komunitetit të grave dhe mediave lokale kundër çdo akti dhune për të ndryshuar steriotipet e krijuara.Ka qenë ky objektivi i një trajnimi të zhvilluar në qytetin e Beratit me gazetarë lokalë, studentë, dhe grupe të interesit. Në kuadër të projektit "media -partnere me gruan kundër dhunës", ky seminar u mundësua nga Shoqata në mbrojtje të gruas në Berat dhe financuar nga Komisioni për Demokraci i Ambasadës Amerikane.Emra të njohur të gazetarisë në vend si Prof. Dr. Briselda Mema, eksperti i medias Aleksandër Çipa dhe ekspertja për barazin gjinore në Berat Liljana Çela, në cilësinë e ekspertëve të këtij trajnimi referuan mbi situatën e dhunës ndaj grave në vend, punën që duhet të bëjë media në ndryshimin e steriotipeve të krijuara në lidhje me këtë çështje.Aleksandër Çipa vlerësoi zhvillimin e këtij seminari, duke e cilësuar si një debat mes kolegësh mënyrat sesi media duhet ti trajtojë problemet që lidhen me dhunën ndaj grave.Dhuna ne familje eshte nje fenomen ne rritje gjate koheve te fundit, ku per parandalimin dhe minimizimin e saj po reagon e gjithe shoqeria civile.