Ndihma ekonomike për fëmijët, Veliaj: Vetëm nesë shkon për arsimimin e vaksinimin
Që një familje të përfitojë ndihmë ekonomike për fëmijën e tyre duhet të jetë bindëse që kjo ndihmë do të shkojë për arsimin e detyruar dhe vaksiminimin e fëmijës.Në rast se konstatohet e kundërta, nuk do ta përfitojë atë. Në buxhetin Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë për fëmijëve për 2014, 196.000 fëmijë në të gjithë vendin do të marrin këtë ndihmë.Fëmijët e braktisur, të cilët jetojnë në qëndrat apo në shtëpitë e fëmijëve nuk do te largohen më nga ky vend në moshën 16 vjeç, por në moshën 18 vjeç, ku të paktën të ketë mbaruar arsimin e mesëm.Po në 2014, do synohet që fëmijët e braktisur të marrin të shkojnë në familjet kujdestare. Këto familje do të marrin një ndihmë për të hequr pjesën më të madhe të këtyre shpenzimeve.Do të ketë 2-fishim të buxhetit për këto familjet që do të marrin këta fëmijë. 16.8 milionë lekë është buxheti për këto familje.