Vlorë, nesër shembet kompleksi “Jon”, MPB njofton bllokim të lëvizjes në rrugë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2013, 18:35
Ditën e nesërme do të ketë bllokim të lëvizjes në qytetin e Vlorës, për shkak të punimeve për shembjen e kompleksit “Jon”.Lajmi është bërë publik me anë të një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku lajmërohen me banorët e qytetit të Vlorës se në datë 14.12.2013 do të ketë bllokim të lëvizjes në rrugën “Aleksandër Moisiu” të këtij qyteti, për shkak të punimeve për shembjen e kompleksit “Jon” në afërsi të Ujit të ftohtë.Bllokimi i lëvizjes për automjetet dhe qytetarët në rrugën “Aleksandër Moisiu” do kryhet prej orës 08:00 deri në ora 16:00. Gjatë këtij intervali kohor automjetet dhe kalimtarët mund të shfrytëzojnë për lëvizje rrugën “Dhimitër Konomi”.HARTA E AKSIT RRUGOR QË DO TË BLLOKOHET