Inaugurohet godina e re të Universitetit të Shkencave Sociale në Tiranë

Studentët e ekselencës të Universitetit të Tiranës janë diplomuar në një ceremoni të përbashkët me inagurimin e godinës së re të  fakultetit të Shkencave Sociale. I pranishëm në këtë ceremoni Kryetari i  Kuvendit, Ilir Meta  u shpreh se do të jetë një mbështetës i njohurive pasi në këtë botë të globalizuar më e rëndësishme se çdo ekonomi , është ekonomia e dijes.“Secili prej jush  mund të  konkurrojë nga Janari i  këtij viti  në konkurset që do hap  Kuvendi i Shqipërisë,  për administratën e Kuvendit, ku një pjesë e mirë do të fitojnë dhe të kontribuojnë, pasi kemi nevojë të tërheqim dhe të rikthejmë në vend shumë prej atyre të cilët kanë studiuar jashtë, por pa asnjë diskutim kemi nevojë që të përkrahim  më të mirët që kanë studiuar këtu” , tha MetaNdërkohë Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule nënvizoi se Universiteti i Tiranës, do të jetë në ballë të misionit që ka për të siguruar standardet që kërkon shoqëria dhe tregu.Në fund të ceremonisë, ku ishin të pranishëm Ministri i Mirëqënies dhe Rinisë, Kryetari  i Gjykatës së  Lartë , Xhezair Zaganjori si dhe dekanë të UT, u  shpërndanë diploma  për studentët  shqiptarë , të cilët kanë mbaruar me rezultate të shkëlqyera dhe me medalje  ari në vendin tonë.