Kreu i PD-së reagon për takimin e Ramës me administratën: Farsë tragjikomike

Kryetari i Partisë demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, në lidhje me bashkëbisedimin e kryeministrit Edi Rama me Administratën Publike, duke e quajtur atë “farsë tragjikomike”.Kreu i demokratëve ka ironizuar kreun e qeverisë se ka detyruar me zor administratën të dëgjojë barsaletat e përditshme dhe monotone të tij.Basha i ka quajtur deklaratat e Ramës si fjalë, fjalë dhe vetëm fjalë duke u shprehur se ndësa flet për ligjin, kryeministri pa ligj dhe kundër ligjit heq përditë nga puna burra dhe gra, të rinj e të reja.“Flet për konkurse profesionale dhe profesionistët e vetëm që fitojnë janë kryetarët e PS apo aktorët në spotet elektorale. Flet për Kushtetutë kur Kushtetutës i vuri shkelmin për të nisur spastrimet e paligjshme”, shkruan Basha.“Ç'farsë tragjikomike!Rama detyron me zor administratën të dëgjojë barsaletat e përditshme monotone. Fjalë, fjalë dhe vetëm fjalë. Flet për ligjin dhe pa ligj e kundër ligjit heq përditë nga puna burra dhe gra, të rinj e të reja.Flet për konkurse profesionale dhe profesionistët e vetëm që fitojnë janë kryetarët e PS apo aktorët në spotet elektorale.Flet për Kushtetutë kur Kushtetutës i vuri shkelmin për të nisur spastrimet e paligjshme”, shkruan Basha në “Facebook”.