Promovohet libri i Mimoza Tolës, "Rend pas së tashmes sime”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2013, 21:30
100 poezi që ngrenë në piedestal njeriun dhe që bazohen në jetën e përditshme. Kështu mund të përkufizohet me pak fjalë libri "Rend pas së tashmes sime”, i poetes Mimoza Tola.Mes kolegësh, miqve e familjarëve por edhe nxënësve të saj, mësuesja që ka pasion poezinë ka promovuar librin që k asi filozofi se e tashmja është e përjetshme.Poezitë e këtij libri vijnë përmes natyrshmërisë së figurës dhe jashtë klisheve. Kushdo mund të gjejë veten në këtë libër i cili për shkak të thjeshtësisë së vargut mund të kuptohet lehtë në tre rrafshet e leximit, estetik, artistik dhe konkret.