Bota e bankave e zhytur në skandale, hetime për këmbimin e valutave

Autoritetet financiare në Europë, SHBA dhe Azi po hetojnë mundësinë e manipulimit të kurseve të valutave prej bankave të mëdha. Tregtia me monedha përbën tregun më të madh në botë, sepse çdo ditë bëhet qarkullimi në tregje të ndryshme në botë i valutave në vlerë prej 4000 miliardë eurosh.Autoritetet në Britaninë e Madhe, SHBA, Zvicër, Hong-Kong dhe Gjermani janë duke hetuar shumë banka, ndër to edhe Deutsche Bank, Citigroup nga SHBA, si dhe Barclays, nga Britania apo UBS nga Zvicra. Këto katër banka përbëjnë rreth 50 % të tregut botëror me deviza.“Të paktën 12 tregtarë me deviza në bankat e mëdha në Nju-Jork dhe në Tokio janë pushuar nga puna për shkak të hetimeve”, njofton Financial Times. Gazeta Süddeutsche Zeitung njoftoi se edhe Deutsche Bank ka nisur hetimet e brendshme. Banka nuk do t’i komentojë këto të dhëna, por është duke bashkëpunuar me autoritetet. Edhe pse hetimet e autoritetit për mbikëqyrjen e Bankave (Bafin) ende po vazhdojnë, akoma nuk janë konfirmuar të dhënat për përzierjen e tregtarëve nga institutet gjermane.Minuta vendimtareNë qendër të hetimeve është përcaktimi i kursit të valutave në Londër, çdo ditë në orën 16:00. Tregtia më e madhe bëhet 30 sekonda më parë dhe 30 sekonda pas orës 16:00, kur mund të bëhen edhe manipulimet më të mëdha. Bankat i kanë porositë për shitjen dhe blerjen e valutave që në orët e paradites, por tregtia bëhet kryesisht brenda kësaj minute.Ekzistojnë dyshimet se bankat e mëdha kanë krijuar një lloj “Chatrooms” për marrëveshje ilegale, ku mund të bëjnë manipulime dhe të përfitojnë nga dallimet në kurse. Nëse e shohin për shembull se vlera e dollarit të Hong-Kongut do të bjerë në krahasim me euron, ato shesin dollarë me një çmim më të lartë, para se të bëhet publik çmimi real në orën 16:00. Ndërsa më pas blejnë dollarë me çmime më të volitshme dhe kështu përfitojnë në dallimin e kursit. Kur merret parasysh që shumat janë të jashtëzakonshme, atëherë shihet se edhe fitimet janë tepër të mëdha. Deutsche Bank ka kumtuar se “ajo ka hequr dorë nga përdorimi i Multi-Party-Chatrooms për tregti me valutë që në tremujorin e parë të vitit”. Ndërsa agjencia Reuters njofton se edhe bankat e tjera të mëdha – Citigroup, Barclays dhe UBS – u kanë ndaluar tregtarëve të tyre këtë lloj Chatrooms.Dënimet me miliardaShoqata federale e bankave gjermane nuk do të komentojë këto kritika. Kritikat e fundit janë shumë të pakëndshme për sektorin, i cili edhe ashtu ka qenë në shënjestër kohët e fundit. Komisioni i BE-së i ka dënuar disa banka me dënime në vlerë prej 1.7 miliardë eurosh, sepse bashkëpunëtorët e tyre kanë manipuluar në tregun e valutave. Deutsche Bank duhet të paguajë një dënim prej 725 milionë euro. “Dënimi është pasojë e sjelljes së bashkëpunëtorëve në të kaluarën, gjë që paraqet shkelje të rëndë të vlerave dhe bindjes së Deutsche Bank”, kumtuan udhëheqësit e Bankës Jürgen Fitschen dhe Anshu Jain. Ata premtuan se “do të bëjnë të gjitha, që janë në mundësinë e tyre, që këto gjëra të mos përsëriten.” Në tetor banka amerikane JP Morgan Chase është detyruar të paguajë madje 10 miliardë euro dënime, për të mbyllur disa procese, ku kërcënohej me dënime shumë më të mëdha. Ndërsa Komisioni Evropian e ka dënuar atë me vetëm 80 milionë euro, por ende nuk ka përfunduar procesi për rolin e saj në manipulimin e Euribor.Skandale të pafundme“Bërja publike e kaq shumë skandaleve ka të bëjë me faktin se tani po shihen qartë shumë gjëra, që kanë shkaktuar krizën”, pohon Frank Mahlmeister, botues i shërbimit financiar ‘Platow Brief’. “Tani nuk është përkeqësuar gjendja, sepse gjendja e keqe është kaherë. Tani po bëhen gjërat publike,  -shpjegon ai. – Pavarësisht se në ç’drejtim do të shkojnë hetimet, shtrohet pyetja: a duhet të ketë rregulla më strikte për të evituar marrëveshjet ilegale mes bankave, apo të paktën për t’i zvogëluar mundësitë për marrëveshje? Në veçanti, tregu i valutave është i parregulluar. Rregullat duhet të përmirësohen”, thotë Frank Mahlmeister, por “edhe në të ardhmen do të kemi skandale të bankave. Shpresoj se do të ketë më pak skandale”.Dëmet dihen që tani. Së pari, rritja e çmimeve dhe kurseve të valutave. Dhe së dyti, vazhdimi i rënies së mirëbesimit ndaj bankave e madje edhe reflektimi i këtyre zhvillimeve në ekonomi, mendon Charles Dumas./Burimi: mapo.al/