U vodhën pompat e depos, 2500 banorë të fshatit Vashtëm 6 muaj pa ujë
2500 banore ne fshatin Vashtem te Korçes prej 6 mujash vuan mungesen e ujit te pijshem.Shkak eshte bere vjedhja e pompave te depos, e cila kryen edhe shperndarjen apo furnizimin me uje te banesave te ketij fshati, i cili ndodhet vetem 6 km larg Korçes.Si te mos mjaftoje kjo,prane depos se ujit, perveç dy pompave te ujit eshte grabitur edhe transformatori, çka e ben te pamundur zevendesimin e tyre, pasi Komuna nuk ka mundesi financiare, te pakten keshtu shprehet kryetari i komunes Libonik, Petrit Kupe.Banorët e fshatit Vashtëm, thonë se dy pompat e ujit janë vjedhur rreth 6 muaj më parë dhe që prej asaj kohe ata janë të detyruar të sigurojnë ujin e pijshëm me krahë, duke e transportuar nga distanca te largeta.Demi i shkaktuar llogaritet ne vleren e 14 milione lekeve te vjetra, nderkohe qe deri me sot nuk ka asnje te ndaluar per kete veprim i cili ka penalizuar 2500 banore te fshatit vashtem ne komunen e Libonikut.