Bashkëpunimi me Bundestagun, tre të rinj shqiptarë 5 muaj në parlamentin gjerman

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti sot delegacionin e Bundenstag-ut gjerman. Kryeparlamentari falënderoi delegacionin për mbështetjen e vazhdueshme që i japin të rinjve shqiptar , për tu njohur nga afër me institucionet Gjermane, për të përfituar njohuri dhe kulturë të lartë demokratike. Kjo falë një burse parlamentare ndërkombëtare të organizuar dhe të mbështetur nga Bundenstag-u Gjerman midis Parlamentit Shqiptar dhe atij Gjerman.Meta shprehu angazhimin e tij që këta të rinj jo vetëm do ti inkurajojmë, por edhe do ti ftojmë për tu ri-integruar në administratën e institucioneve tona, më qëllim që këto eksperienca ti vënë në funksion të evropianizimit të institucioneve shqiptare.“Është kënaqësi të mbështes dhe të falënderoj Bundenstag-un Gjerman për kujdesin që tregon ndaj të rinjve shqiptar, të cilët kanë një program, një mbështetje çdo vit dhe kanë mundësinë që të bëjnë praktika parlamentare në Bundenstag-un Gjerman. Për tu njohur me mënyrën e funksionimit të këtij institucioni mjaft të rëndësishëm për demokracinë në Gjermani dhe në Europë. Për të përfituar njohuri dhe kulturë të lartë demokratike. Ndaj duke shprehur këtë falënderim për delegacionin Bundenstag-ut Gjerman dhe njëkohësisht dua të shpreh angazhimin tonë jo vetëm për ti inkurajuar këta të rinj, për të përfituar në mënyrë sa më efektive nga këto programe në Gjermani, por edhe për ti ftuar për tu ri-integruar në administratën e institucioneve tona, më qëllim që këto eksperienca ti vënë në funksion të evropianizimit të institucioneve shqiptare” tha Meta.Deputeti i Bundenstag-ut Gjerman, Gero Storjohann u shpreh se këta të rinj duke qëndruar për pesë muaj në Gjermani do të njohin më nga afër proceset e vendimmarrjes demokratike në institucionet Gjerman. Ai vlerësoi gatishmërinë e institucioneve në Shqipëri për të mbështetur kthimin dhe ri-integrimin e tyre në institucionet e administratës shqiptare.“Ne kemi ardhur këtu në kuadër të një delegacioni Gjerman të përbërë nga deputetë të Bundenstag-ut Gjerman, por edhe nga shkencëtar, pikërisht në kuadër të bursës parlamentare ndërkombëtare të organizuar dhe të mbështetur nga Bundenstag-u Gjerman. Gjetëm këtu të rinj shqiptar mjaft të motivuar për të marrë pjesë në këtë program . Zgjodhëm tre më të mirët prej tyre të cilët në kuadër të një qëndrimi pesë mujor në Gjermani të njohin më nga afër proceset e vendimmarrjes demokratike në institucionet gjermane. Jam mjaft mirënjohës për faktin që gjeta një gatishmëri të madhe, qoftë edhe nga ana e institucioneve këtu në Shqipëri , për të mbështetur kthimin e tyre dhe ri-integrimin e tyre në institucionet e administratës shqiptare, pasi ky lloj shkëmbimi është mjaft i rëndësishëm. Nuk ka një mundësi tjetër më të mirë sesa të ftosh të rinjtë shqiptar, pikërisht të prezantojnë Shqipërinë për një periudhë të tillë afat gjatë në zyrën e një deputeti gjerman. Kjo ndoshta do të krijonte më tepër besim ndaj vendit tuaj, qoftë sesa vizitat afatshkurtra të politikanëve . Faleminderit për mbështetjen lidhur me këtë program. Sigurisht një falënderim i veçantë dhe për Kryetarin e Kuvendit z. Meta, i cili shprehu gatishmërinë për ti mbështetur të gjithë praktikantët ose ish-praktikantët që kanë qëndruar në Gjermani . Për të mbështetur ata në krijimin e rrjetit të ish-praktikantëve të këtij programi” theksoi ai.