Në pritje të statusit, Bushati: Reformat për qytetarët, jo ndërkombëtarët
Duke lënë të nënkuptuar qëndrimin "JO" të Hollandës për statusin këtë të martë, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka garantuar se reformat dhe ecja përpara nuk do të ndalojë. Kjo, sipas Ministrit, do të thotë se reformat janë për qytetarët dhe jo për ndërkombëtarët.Ministri Bushati komentoi edhe reformimin në shërbimin diplomatik, ku tha se kushtet financiare e detyrojnë këtë reformë, por pa humbur projekte të rëndësishme financuese për Shqipërinë.Në përgjigje të interesit të studentëve për qëndrimin e Shqipërisë ndaj Kosovës dhe marrëdhënieve të saj me Serbinë, Ministri tha se të dy vendet janë në fazën e normalizimit, por duhet të shkojnë drejt pajtimit.Integrimi i Kroacisë drejt BE është shëmbulli që duhet të ndjekë Shqipëria dhe vendet e Ballkanit, tha Bushati, por për këtë sipas tij duhet realizimi i një sërë reformash që lidhen me luftën e korrupsionit dhe shtetin e së drejtës.