Celibashi: Nuk ndryshon KQZ, në reformën e re shumica do jetë për opozitën
Tashme qe debati per reformen elektorale eshte hapur, Ministri i Shetit per Marrëdheniet me Parlamentin, Ilirian Celibashi, konfirmoi ne nje fare menyre se 4 anetaret e opozites ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, do te vijojne te ushtrojne detyren.Ne debatin e organizuar nga USAID, Celibashi tha se qeveria ka vullnet qe me ndryshimet e reja ne kodin zgjedhor, si asnjehere tjeter shumica ne KQZ ti kaloje opozites.Ndersa per nivlet e 2 dhe te 3 te administrates zgjedhore, e cila ne te gjitha raportet nderkombetare eshte cilesuar si "thembra e Akilit" persa i peket problematikave ne proçeset zgjedhore, Celibashi propozoi qe nje pjese e komisionerëve te propozohen nga politika dhe pjesa tjeter te jene komisionerë te perhershem qe varen nga KQZ.Ne kete pike perfaqesuesi i PD ne KQZ, Njazi Kosovrasti, nuk ishte dakort. Ai tha se sistemi duhet te jete i njejte, por duhet te ndermerren masa ndeshkuese per komisioneret qe shkelin ligjin.Kryetarja e KQZ-së, Lefteri Lleshi, tha se rendesi ka qe komisioneret te jene te miretrajnuar dhe te vetedijshme per pergjegjesit dhe jo kush i propozon ata. Ne kete pike ajo ngriti nevojen per shkollen e komisionereve, projekt ky i ofruar nga OSBE.