Kryebashkiaku Tushaj ndez pemën e festave të fundvitit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2013, 15:12
Kreu i bashkise Lezhe, Viktor Tushaj, ka ndezur ne menyre ceremoniale dritat shumengjyreshe te bredhit te vitit te ri qe do te shoqerojne kete qytet gjate festave te fund vitit. Krahas dritave te vendosura ne kete peme, dekori ndriçues ka prekur te gjitha rruget kryesore te ketij qyteti.Sipas kreut te Bashkise Viktor Tushaj, ndonese problemet financiare jane te medha, qytetaret lezhjane do ta ndiejne atmosferen festive, por nderkohe do te jete edhe mireseardhja e çdo vizitori.Ndezja ceremoniale e dritave te pemes se Vitit te Ri eshte kthyer ne nje tradite ne Lezhe, qe shoqerohet edhe me fishekzjarre, nje atmosfere e kendshme qe shoqeron kete qytet ne prag te festave te fund vitit.