Reagon kryeprokurori: Grup hetimi për verifikimin e padisë ndaj Imamit

Tre ditë pas padisë së Ministres Kodheli për paraardhësin e saj Arben Imami ka ardhur edhe reagimi i parë i Prokurorisë së Përgjithshme.Kryeprokurori Adriatik Llalla ka urdhëruar ngritjen e një grupi prej 5 prokurorësh për të marrë në shqyrtim padinë e Ministres së Mbrojtjes.Sipas zyrës së kryeprokurorit, grupi do të ketë detyrë të analizojë gjithë materialin e sjellë nga paditësja dhe më pas të verfikojë nëse ka elementë të vepres penale apo jo.Nëse konstatohen shkelje që përbëjnë vepër penale, atëherë do ti kërkohet leje Kuvendit që të hetohet deputeti demokrat për akuzën e abuzimit me detyrën dhe për korrupsion.