Taksa progresive, Berisha: Megamashtrim, fillimi i serialit të krizës dhe mjerimit
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë me një tjetër reagim sot lidhur me vendimin qeverisë Rama për ndryshimin e taksimit dhe vendosjen e taksës progresive. Në rrjetin social facebook, Berisha deklaron se Rama premtimin per uljen e taksave per 97% te shqiptareve po e mban duke rritur taksat per 100% te qytetareve!“Te dashur miq, Edi Rama, qe vete dhe me zedhenesat e tij premtoi qindra here publikisht uljen e taksave per 97% te shqiptareve, doli dje para tyre si mashtrues i paskrupullt. Ai njoftoi dje rritjen me 120 leke te akcizes se naftes, rritje kjo qe do shoqerohet me rritje stratosferike te çmimit te naftes dhe energjise ne Shqiperi dhe rritje te te gjitha çmimeve ne vend.Kjo rritje absurde e çmimit te naftes do te shoqerohet me rritjen e kostos dhe çmimit te transportit privat dhe publik te qytetareve; me rritje te kostos e per rrjedhoje te çmimit te transportit te çdo malli qe leviz brenda dhe jashte vendi dhe me siguri me rritje te çmimit te tyre ne treg per çdo qytetar; rritje te pashmangeshme te çmimit te energjise ne teresi qe do rendoje ne xhepat e çdo shqiptari. Perveç kesaj Rama duke dyfishuar akcizen e kafes dhe rritur me 50% akcizen e duhanit ka rritur taksen per 100% te qytetareve per kafene dhe per 50% te shqiptareve qe jane duhanpires” shkruan Berisha.Për liderin demokrat ky eshte nje megamashtrim dhe shenon vetem fillimin e serialit te krizes dhe mjerimit ne te cilin ai po zhyt shqiptaret.Ndërkohë qeveria do të prezantojë sot draftin për buxhetin e vitit 2014 dhe paketën fiskale. Pritet që kryeministri Rama të mbledhë fillimisht kabinetin dhe më pas të dalë vetë në një konferencë për shtyp për të prezantuar projektligjin.