Plagoset gjimnazisti në Lezhë, u godit me thikë nga bashkëmoshatari në shkollë
Ka qene thjesht nje zenke e momentit, por qe ne fakt mund te ishte kthyer ne tragjedi per fatin e 17-vjeçarit, me inicialet A.Gj,nxenes ne shkollen e mesme profesionale “Kolin Gjoka” ne Lezhe.Ne prononcimin e dhene nga vete ai, mesohet se ngjarja eshte shenuar jashte territorit te shkolles dhe gjithçka ka nisur thjesht per nje prekje me sup mes tij dhe nje nxenesi tjeter, ne mbrojtje te te cilit ka dale shtetasi Dario Nikolli,tashme i arrestuar, i cili pas dhunes fizike ka qelluar me thike ne shpine dhe ne kembe 17- vjeçarin.Kjo ngjarje e rende vjen vetem pak dite me vone, ku ne qytetin e Durresit nje gjimnazist u ekzekutua me kallashnikov në mes te klases.Tashme perballe nje fakti kaq te frikshmem, duket qarte se shkollat apo kryesisht gjimnazet po kthehen ne skena krimi dhe jo ne vende ku zhvillohet mesim dhe jepet dije.