Vrasja e dy vëllezërve në Greqi, PD kërkon seancë dëgjimore me Ministrin Tahiri

Partia Demorkatike ka dorëzuar në Komisionin Parlamentar të Sigurisë kërkesën për seancë dëgjimore për vrasjen e dy vëllezërve, Melsi dhe Elvis Çollaku.Në kërkesën e saj,Partia Demokratike, i kërkon ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, të bëjë transparencë për ngjarjen tragjike ku mbetën të vrarë dy vëllezërit.Më konkretiksht PD i kërkon Tahirit që të sqarojë se: Çfarë është bërë me autoritetet greke? A është shkëmbyer informacion nga pala greke për vrasjen?PD gjithashtu kërkon që të merren në shqyrtim pretendimet e familjarëve të viktimave të cilët pretendojnë se dy djemtë janë torturuar dhe më pas janë vrarë nga policët grekë në tokën shqiptare dhe jo në tokën greke.Një ditë më parë ekspertiza e Mjekësisë Ligjore shqiptare, hodhi poshtë pretendimet e familjarëve se viktimat janë dhunuar para se të vriten. Sipas ekspertizës në trupat e viktimave nuk janë konstatuar shenja dhune vetëm plagë me armë zjarri të marra nga një distancë e afërt.Menjeherë pas ekspertizës reaguan sërish familjarët, duke ngritur akuza se po manipulohen provat.Për këtë çështje pati dhe një prononcim të Ministrit Tahiri, ku deklaroi se pretendimet e publikuara nga familjarët edhe në media, për dhunim të viktimave nga policia greke, nuk janë të vërteta.“Kemi qenë në kontakt me policinë greke, oficerët shqiptarë kane qene të përfshirë në verifikimin për këtë cështje. Më vjen keq dhe ngushëlloj familjet e tyre, pretendimet që kam lexuar në media nuk janë të vërteta”- tha Tahiri.Ministri i Brendshëm, theksoi se për këtë çështje verifikimet janë bërë edhe nga policia shqiptare.