Elbasan, kërcënon me armë kolegun, arrestohet polici i paraburgimit

Një efektiv i policisë në paraburgimin e Elbasanit është vënë në pranga pasi akuzohet se ka kërcënuar kolegun e tij me armën e punës tip kallashnikov.Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije se ngjarja ka ndodhur të enjten në orën 14:05, ku polici i rolit bazë Sefer Bruçi, pas marrjes së shërbimit në regjim të jashtëm në vend shërbimin Nr. 1, ka marrë në telefon specialistin e informacionit, të cilin e informon se armën e ka të mbushur dhe se do të qëllonte Përgjegjësin e Sigurisë, Edmond Alimadhi apo këdo që do të futet në Institucion.Menjëherë u morën masa për neutralizimin e tij, me ndërhyrjen e Drejtorit të Paraburgimit Elbasan, ku pas negociatave punonjësi Bruçi e dorëzoi armën dhe u largua nga vend- shërbimi. Nga kontrolli i armës, rezultoi se ishte e mbushur.Në IEVP Elbasan kanë shkuar urgjentisht specialistët e SHKB. E gjithë ngjarja ka ndodhur në harkun kohor të 15 minutave.Ndërkaq rreth orës 15:18, Bruçi është shoqëruar për në Komisariatin e Policisë Elbasan. Nga ana e policisë vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.