Reali mund Kopenhagen, Ronaldo rekordmen
Reali I Madridit nuk dinë të ndalet. Edhe pse e kishin siguruar kualifikimin skuaddra e Karlllo Ancelotit arriti një fitore pa shumë probleme 2-0 ndaj m0odestëve të Kopenhagenit. Nga një gol për codo pjesë ishin të mjaftueshme. Madrilenët dominuan gjatë gjithë takimit. Në minutën e 25 Luka Modric kaloi galaktikët në avantazh me një goditje të fuqishme për të sjellë avantazhin dhe një rekord të Realit që shënon në 31 ndeshje radhazi në Champions duke kaluar rivalët e Barçës që kishin gjetur rrjetën në 30 takime radhazi. Sa u përket rekordeve këtë sezon na ka magjepsur duke i thyer pikërisht ai, Cristiano Ronaldo që kthehej në fushë pas dëmtimit, favoriti për Topin e Artë përfitoi nga një aksion i minutës së 48 për të bërë historinë e Champions League me një rekord absolut. Ronaldo bëhet i pari futbollist që shënon 9 gola në fazën e grupeve dhe ky ishte goli i 800 i Realit në Champions League, shifra që ndoshta tregojnë dhe dashamirësinë e fatit se është ky viti i duhur për Ronaldon në misionin për t'i rrëmbyer fronin e artë rivalit Lionel Messi. E pak rëndësi ka ndoshta dhe penalltia që humbi 1 minutë para fundit të kohës së rregullt.