Gjermania gjen përballë një "gjerman"
Shorti për ekipin e Gjermanisë nuk ka qenë shumë bujar, sepse në grupin e saj G, do të jetë Portugalia, por jo vetëm, përballë do të jetë dhe një ish-trajner i saj, Jurgen Klinsmann që prej disa sezonesh drejton një epik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Joachim Low, i cili e ka nisur punën me kombëtaren e Gjermanisë pikërisht si ndihmës i Klinsmann në botërorin e vitit 2006. Dy kombëtaret do të ndeshen në datën 26 qershor në qytetin e Recifes."Jurgen dhe unë kemi pasur një marrëdhënie shumë të mirë dhe për këtë arsye kjo do të jetë një sfidë e veçantë për mua. Gjithsesi, janë disa gjëra për të cilat një trajner nuk duhet të flasë përpara një ndeshjeje të tillë. Ne e dimë shumë mirë se më kë dhe ku do të luajmë, prandaj duhet të përshtatemi sa më shpejt me ndryshimin e madh të temperaturave" - u shpreh tekniku i pancerave.Gjermania do të udhëtojë drejt botërorit si një nga skuadrat favorite për të fituar trofeun, por fillimisht duhet të bëjë llogaritë me Ganën dhe Portugalinë e Cristiano Ronaldos.Ndërkohë që Klinsman është shprehur se do të ishte më i shqetësuar në qoftë se do të kishte rënë në një grupo të dobët. Tekniku gjerman i SHBA-ve tha se pret që ekipi i tij të kualifikohet për në fazën tjetër, pasi i njeh mjaft mirë kundërshtarët.