Moyes: Dua fitoren me Shahtarin
Dy humbje radhazi në "Old Trafor" nuk ndodhnin prej vitesh për Manchester United. Ttekniku David Moyes rrezokoon shkarkimin pas disfatave me Nukasëll dhe Evertonin. Skocezi mori drejtimin pasi u largua Ferguson por askush nuk do ta mendonet se ai do ta dërgonte skuadrën në mesin e renditjes. Triumfi në Gjermani ndaj Bajer Leverkusen kualifikoi automatikisht "djajtë e kuq" për në 16 më të mirët e Champions League, megjithatë mbrëmjen e të Martës në "Old Trafford" ekipi i David Moyes duhet të evitojë humbjen në sfidën me Shakhtar Donetsk. Trajneri skocez ka marrë përsipër gjithë përgjegjësitë dhe mbetet optimist e beson se rezultatet nuk do të vonojnë të vijnë si në Champions ashtu edhe në kampionat. "Është shumë e rëndësishme që ne t'i krijojmë vetes mundësinë më të mirë të mundshme për në turin e ardhshëm, sidoqoftë detyra më e vështirë ishte të kualifikoheshim për më tej dhe në fakt ne ia dolëm mbanë. Kjo pjesë është përmbushur por le të shpresojmë se do të jemi në gjendje ta mbyllim grupin të pamundur, e nëse ndodh kjo natyrisht që do të na ndihmojë akoma më tepër në vazhdim" - tha skocezi. 50-vjeçari skocez beson se i di shkaqet përse ekipi nuk po funksionon siç duhet dhe mendon se skuadra e tij duhet të përmirësohet ende në disa aspekte."Ne duam të krijojmë më shumë raste, por gjithashtu edhe të mbrohemi më mirë kur e kërkon nevoja. Kështu që nuk mendoj se është faji i ndokujt në veçanti, por duhet të përmirësohemi të gjithë së bashku në tërësi. Të mos harrojmë vetëm pak javë më parë mundëm Arsenalin dhe ishim në gjendje të fitonim 5-0 në Leverkusen".United ka nevojë për një pikë për të siguruar matematikisht vendin e parë në grup, ndërsa Shaktar Donesk mund t'i rrëmbejë vendin e parë "djajve të kuq" pas barazimit 1-1 të takimit të parë. United pritet të luaj me formacionin 4-2-3-1. Në portë do të jetë De Gea. Në mbrojtje Da Silva, Vidic, Evans, Evra. Në mesfushë Xhons, Aderson, Nani, Runi dhe Januzqaj që do të mbështesin Van Persin