Bayerni i ofron kontratë të re Robbenit
Drejtori i Bayern Munichut Karl-Heinz Rummenigge ka shprehur besimin e tij se Arjen Robben shumë shpejt do të vazhdojë kontratën me klubin. Holandezi, i cili pritet të mungojë gjashtë javë për shkak të një dëmtimi, e filloi sezonin në një formë të jashtëzakonshme, duke shënuar 13 gola në 19 ndeshje. Atij i skadon kontrata në verë të vitit 2015 por Rummenigge ka thënë se Robben nuk duhet të shqetësohet për të ardhmen e tij në klubin gjerman."Ne jemi të lumtur me Arjenin", ka thënë ai për Sport1. "Edhe pse do të mungojë për gjashtë javë, mendimi ynë për të nuk ka ndryshuar. Ne gjithashtu jemi të njohur për vazhdimin e kontratave për lojtarët e lënduar".Në fakt, 58-vjeçi shpreson që Robben të përfundojë karrierën e tij në klub, duke shtuar: "Edhe këtë mund ta imagjinojmë". Robben, i cili u transferua në Bayern nga Real Madridi në vitin 2009, ka luajtur një rol kyç për fitimin e tripletës, duke shënuar golin vendimtar në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dormundit. Roben luan sezonin e 5-të me bavarezët. Për momentin ai ka arritur kuotën e golave të sezonit të kaluar me 13 gola ndërsa I duhen edhe 10 gola të tjerë për të kapur sasin e golave të realizuar në sezonin 2009-2010.