Benitez: Kundër Arsenalit do të luajmë pa frikë

Një dër sfidat më interesante dhe vendimtare të Ligës së Kampioneve sot do të jetë ndeshja mes Arsenalit dhe Napolit. Napoli do të përballet sot në stadiumin "San Paolo" ndaj skuadrës së Arsen Venger, për të tentuar fitoren 3-0 që do t'i kalonte italianët në fazën tjetër të Uefa Champions League. Në prag të kësaj sfide trajneri i Napolit, Rafa Bentiez u shfaq para mediave duke u shprehur. "Ne mendojmë vetëm të luajmë, do të përpiqemi të sulmojmë pa pasur frikë por duke ruajtur ekuilibrin në fushë. Arsenali është një ekip shumë i fortë, kur ata kanë topin në këmbë dinë të nisen shumë mirë në kundërsulm. Por gjithcka është e mundur , ne mund të shënojmë një ose dy gola dhe më pas të shohim" - tha tekniku spanjooll. Një ndeshje që vjen në një moment të vështirë për Napolin pas barazimit 3-3 që mori ndaj Udineses në fundjavën e kaluar. "Jemi të mërzitur për barazimin që morëm në sfidën me Udinesen, por e kemi lënë pas atë takim dhe po mendojmë për ndeshjën e rradhës. Futbollistët e mi e dinë se sa e rëndësishme është sfida me Arsenalin. Ata janë profesionistë dhe janë stërvitur shumë mirë. Tifozëve që thonë të japin 100%, u them që ne gjithmonë japim maksimumin tonë në fushë"- u shporeh Benitez që në fund të fjalës së tij konfirmoi se në këtë takim mund të mungojë edhe Reina, I cili do të vendoset nëse do të luaj ose jo vetëm përpara takimit.