Ancelotti: Di Maria nuk largohet nga Reali
Reali i Madridit do të luaj sonte ndaj modestëve të Kopenhagen. Galaktikët do të tentojnë ta mbyllin këtë fazës në mënyrën më të mirë të mundshme, prandaj Anceloti nuk do ti kursej as yjet në fushën e lojës. Anceloti e vlerëson maksimalisht këtë ndeshje edhe për vet faktin se ekipi i tij "Ne jemiu të ëprgatitu mirë për këtë sfidë. Ata janë kundërshtar të fortë fizikisht dhe kërkojnë të luajnë fort. Di Maria nuk ka asnjë problem. Përsa i përket Di Marias, lojtari nuk ka folur me mua apo klubin. Mund të vijë të më kontaktojë në çdo moment, nëse ekziston ndonjë problem. Eshtë lojtar i rëndësishëm dhe largimi i tij në këto momente është i pamundur". Në lidhje me të ardhmen te Los Blancos, Ancelotti u shpreh optimist, tha se ndihet mirë dhe pohoi se në fillim të sezonit pati disa probleme, por gjithçka i përket të shkuarës dhe raportet me të gjithë i ka të mira. Nga Grupi i Realit mund të avancojë në fazën tjetër të Championsit, Juventusi ose Galatasaray. Ancelotti nuk ka ndonjë preferencë këtu, do të kënaqej si për Conten, ashtu edhe për Mancinin. Për mungesën e Ronaldos, italiani tha se skuadra ka luajtur mirë edhe pa të, pasi është shumë e motivuar. Reali pritet të luaj sonte me formacionin 4-2-3-1: në protë do të jetë kasijas. Në mbrojtje do ët jenë Arbeloa, Pepe, Naco, Marselo. Në mesfushë do të jenë Ksabi Alonso, Modric. Ndërsa ejl, Izko dhe Ronaldo do të mbështesin sulmuesin e vetëm Benzema.