Seria A, Juve vazhdon marshimin në krye

Juventus vazhdon marshimin e saj në Serinë A, duke arritur fitoren e 7-të radhazi. Skuadra e drejtuar nga Antonio Konte tashmë duket se është rikthyer në shinat ku ka udhëtuar në këto dy vitet e fundit.Viktima e radhës ka qenë Bolonja, e cila u mund 2-0 në "Dell Ara". Bardhezinjtë e nisën lojën pa magjistarin Andra Pirlo të dëmtuar dhe me shumë rotacion në të gjitha repartet.Arturo Vidal zhbllokoi sfidën në minutën e 11-të, duke konfirmuar momentin e mirë që po kalon si në kampionat ashtu edhe në Champions League pas 3 golëshit kundër FC Copenhagen.Reagimi i Bolognas erdhi në minutën e 25-të, kur Diamanti vendosi në provë Buffon pas një goditje të fuqishme me të majtën. Në minutën e 35-të Bologna kërkoi një 11-metërsh pas një prekje të topit me dorë nga Vucinic.Sulmuesi malazez më pas do të largohej nga loja sërish i dëmtuar. Zonja e vjetër deri në fund të pjesës së parë do të provonte sërish, por nuk do të gjente një tjetër gol.Në minutën e 60-të të pjesës së dytë, Fernando Llorente provoi me të majtën, por Curci u tregua i vëmendshëm duke e çuar topin në goditje këndi.Në minutën e 81-të, Morleo provon me kokë dhe është shumë pranë golit. 5 minuta nga fundi, Llorente hëngri një gol të sigurt pas asistit të Tevez.Fitorja e bardhezinjve u vulos në minutën e 89-të, kur Giorgio Chiellini kërceu me kokë duke shtangur gjithë mbrojtjen e Bolonjës.2-0 dhe Juventusi shkëputet me 6 pikë më shumë se Roma në krye të klasifikimit, duke hedhur një hap të rëndësishëm në luftën për të fituar titullin e tretë rresht. Nga ana tjetër, Bologna mbetet në kuotën e 12 pikëve.