Milan ndalet sërish, Basta "ngrin" Napolin

Milan dhe Napoli këtë funajvë nuk kanë mundur të shkojnë më shumë se barazimi në takimet e tyre. Kuqezinjtë barazuan 2-2 në transfertë ndaj Livornos duke shpërdoruar një rast shumë të mirë për të vazhduar ngjitjen në klasifikim. Fitorja e javës së shkuar ndaj Katanias ka qenë një alarm I rremë. Miqtë e nisën më mirë ndeshjen teksa që kaluan menjëherë në avantazh me Mario Balotellin që shfrytëzoi një pasim të Kaka duke shënuar golin e parë të takimit. Në minutën e 26-të, Siligardi bën gjiothcka në afërsi të zonës së Milanit duke shkarkuar të majtën me saktësi në portën e Gabriel.Edhe në fraksionin e dytë të lojës protagonist ka qenë sërish Baloteli që godet fuqishëm por Bardi është në gadishmëri. Pak minuta më vonë, Paulinho i shpëton mbrojtësit Zapata dhe realizon golin e dytë për Livornon. 8 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Balotelli lëshoi një silur nga goditja e dënimit duke e dërguar në cepin e portiere kundërshtar. Super Mario në minutën e 88-të tronditi shtyllën pas nëjë goditje të fuqishme. Me këtë barazim, Milani shkon në kuotën e 18 pikëve, ndërsa Livorno shkon 13 pikë duke qëndruar në zonëne ftohtë.Napoli nuk ka mudur të fitojë sërish në "San Paolo" teksa ëshët frenuar në një barazim spektakolar 3-3 me Udinezen.Maqedonasi Goran Pandev shënon golin e avantazhit duke përfituar nga një gjuajtje në zonë në minutën e 38' por gjen sërish rrjetën 3 minuta më vonë duke dyfishuar. Kur dukej se skuadrat do të shkonin nëdhomat e zhveshjes një autogol i Fernandez rihap gjithçka në "San Paolo". Menjëherë në pjesën e dytë Bruno Fernandes shokon të kaltërit kur barazon në 70' por sërish djemtë e Benitez rikthehen në avantazh 1 minut më pas përmes Dzemailit. Kur dukej se vendasit do të merrnin nje fitore do të ishte basta që pas një rromuje në zonën e rreptësisë shënon golin e barazimit. Me këtë barazim Napoli vazhdon të qëndroj në vendin e tretë me 32 pikë ndërsa Udineze përpara zonës së ftohtë me 17 pikë.