Del Bosque: Jemi në grup të vështirë

Kampionia e Botës në fuqi, do të ketë përpara një grup të vështirë, prandaj misioni për ta nisur aventurën e Brazil 2014 me këmbën e mbarë do të jetë një mision i vështirë. Këtë e ka pranuar edhe tekniku i kampionëve të botës, Vincente del Bosque, i cili e pranon se shorti nuk u tregua zemërgjerë me kombëtaren "La Roja"."Nuk mund të them se ishte një short i lehtë, por nga ana tjetër nuk mund të them gjithashtu se bëjmë pjesë në grupin e vdekjes". Grupi është i komplikuar sepse të gjitha skuadrat janë të forta, por ka edhe grupe të tjera të vështira si psh ai i Italisë ku bëjnë pjesë Anglia dhe Uruguaji" - tha tekniku spanjoll.Sipas Del Bosques, skuadrat kundërshtare janë të një niveli të lartë ashtu siç ai e imagjinonte. Spanja bën pjesën në Grupin B ku ndodhet edhe Kili me të cilin do të zhvillojë ndeshjen e parë në stadiumin "Maracana" por edhe Holanda e Australia.La roja do të ketë përballë lojtarë të rëndësishëm si Roben, Van Persi, Shnajder ndaj edhe misioni për tu kualifikuar si e para në grupin e saj nuk do të jetë aspak e lehtë. Në të kundërt atëherë mund të rrezikojë një përballje që në fazën ë 1/8 me skuadrën e Brazilit.