Allegri: Nuk kënaqemi me barazim të bardhë

Massimiliano Allegri tregon recetën e Milanit për të kaluar në 1/8 e finaleve të Champions League. Numri një i stolit kuqezi nuk kërkon të fshihet dhe shprehet se ekipi nuk do të mendojë për faktin që ka në dispozicion 2 nga tre rezultatet e mundshme.Massimiliano Allegri: "Ndaj Ajaxit do të luajmë për fitore dhe jo për të mbrojtur barazimin 0-0. Është e vërtetë që kemi në dispozicion dy nga tre rezultatet por do të synojmë maksimumin. Na duhet një e mërkurë luanësh, pasi luhet gjithcka brenda një 90 minutëshi. Skuadra nuk po kalon një moment të mirë në marjen e rezultateve, por ndaj Ajax është një ndeshje e rëndësishme dhe nuk do të jetë e lehtë. Në fillim kemi eleminuar PSV në play-off, tashmë na duhet përqendrim për të arritur në 1/8 e finaleve duke mundur një tjetër skuadër holandeze" - tha trajneri livornez. Më pas Allegri mundohet të qetësojë disi situatën, duke i hedhur ujë zjarrit. "Djemtë e dinë që është një ndeshje si gjithë të tjerat, edhe pse barazimi në këtë rast vlen sa një fitore. Në mes është dicka e rëndësishme dhe nuk duhet të luajmë për barazim. Ajax është në formë të mirë dhe mundën Barcelonën. Do të jetë një ndeshje me eliminim, por me avantazhin që kemi në dispozicion dy nga tre rezultatet e mundshme" u shpreh Alegri. Në sfidën decizive me Ajaxin në "San Siro", Allegri nuk do të ketë në dispozicion Abaten, teksa do të tentohet rikuperimi i Emanuelson që mund të luajë ndaj ish skuadrës së tij.