Prandeli: Jemi në grupin më të vështirë
Trajneri i kombëtares së Italisë, Cesare Prandelli pas hedhjes së shortit është shprehur aspak i kënaqur. Ai thekson se do të jetë një sfidë e vështirë, por jo e pamundur për tu kaluar."Nuk jam i shqetësuar sepse kur ka një grup më të vështirë jemi më të përgatitur. Ne ndoshta jemi pak më të avantazhuar se skuadrat e tjera edhe pse Uruguaji mbetet një kundërshtar i vështirë dhe këtë e pamë në Kupën e Konfederatave".Në vijim të intervistës menjëherë pas hedhjes së shortit, Prandelli qëndron me këmbë në tokë, duke mos vendosur peshë të panevojshme mbi supet e skuadrës së tij."Janë tre skuadra Kampione Botë, por nuk shqetësohem aspak. Kur nuk i njeh skuadrat duhet të jesh i kujdesshëm. Objektivi jonë është që të kalojmë fazën e grupeve. Duhet të presim për të parë se çfarë do të ndodhë".Italia bën pjesë në grupin D bashkë me Uruguajin, Anglinë dhe Kosta Rikën. Ndeshjen e parë, të kaltërit do ta luajnë kundër Anglisë, skuadër të cilën e eliminuan në çerekfinalen e Euro 2012.Ndërsa në rast se kalon grupin atëherë në fazën e 1/8 do të ketë një kundërshtar jo të vështirë, pasi ky grup ka skuadra jo me shumë emër. Probleme për të kaltrit mund të ketë vetëm në fazën cerekfinale, ku mund të gjejnë edhe një mes Spanjës dhe Brazilit.