Arsenali frenohet nga Evertoni
Ndeshja kryesore e javës në Premier League mes Arsenalit dhe Evertonit ka përfunduar në barazim 1-1. Vëndasit vinin nga një ecuri mjaftë e mirë me 5 fitore në gjashtë ndeshjet e fundit, por miqtë kanë treguar edhe njëherë se janë një ndër skuadrat më në formë. Topcijnë e filluan më mirë ndeshjen dhe ishin pikërisht, ata që krijuan mundësit e para. Zhirud pati një mundësi të pastër në minutat e para por nuk mundi të shënojë. Dominimi në pjesën e parë ishte më i madh nga miqtë që patën më shumë zotërim të topit.Në pjesën e dytë Arsenali shtoi sulmet në portën kundërshtare, por goli do të vononte. Venger do të bënte disa zëvendësime duke hedhur ne fusahë Rozickin dhe Flamini. Gjermani do të shërbente mjaftë mirë në zonë dhe 7 minuta nga fundi u jep avantazhin vendasve. Kur u mendua se ndeshja do të mbyllej me këtë rezultat, trajneri Martiznez përdori dhe një tjetër kart. Spanjolli hodhi në fushë spanjollin Defleu, i cili arriti të shënonte golin e barazimit. Shezni nuk bëri asgjë për ta ndalur. Me këtë barazim Arsenali humbi një mudnësi shumë të mirë për të thelluar diferencen me kundërshtarët e saj. Arsenali ka 35 pikë në vendin e parë, pesë pikë më shumë se sa Liverpooli dhe Chelsea që ndajnë vendin e dytë dhe të tretë.